Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Elbasan. Ja magnituda

0

ELBASAN-Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak çaste më parë në Shqipëri.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 7 km larg Elbasanit, ndërsa lëkundjet janë regjistruar me magnitudë 4.1 rihter.

Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të vendit. Korrespondentët e Infoweb Media raportojnë se tërmeti është ndjerë në Librazhd, Përrenjas, Steblevë, si edhe në Korçë.

Aktualisht nuk raportohet për pasoja dhe dëme materiale.