Lëkurë perfekte? Gjithçka që duhet të dini për teknikën 4-2-4

0

Teknika 4-2-4 është një teknikë shumë e famshme e traditës aziatike. Jo më kot gratë nuk ju ka ndodhur të shihni një grua koreane/japonenze me lëkurë jo perfekte.

Po çfarë është teknika 4-2-4?

Eshtë një lloj sistemi që nis me vaj dhe një masazhim të fytyrës për 4 minuta. Pas kësaj, fytyra lahet me larësin dhe masazhohet për 2 minuta të tjera për të mos mbetur shenja të vajit. Hapi i fundit është shpëlarja me ujë, për plot 4 minuta. Ky 4 minutësh duket përjetësisht i gjatë, por është hapi më i rëndësishëm. Nuk keni pse ta bëni çdo natë për të parë rezultate. Katër herë në javë do të ishte e mjaftueshme. Nëse aplikoni mbi lëkurë këtë teknikë, s’keni pse ta lani fytyrën kur zgjoheni të nesërmen në mëngjes.

Çfarë duhet të bëni ju?

1. Merrni një vaj esencial (bajameje, kokosi, etj) dhe filloni të masazhoni fytyrën për 4 minuta.

2. Për dy minuta të tjera shkumoni fytyrën dhe masazhojeni për të hequr vajin plotësisht.

3. Shplani fytyrën për 4 minuta. Fillojeni me ujë të ngrohtë dhe në fund me ujë të ftohtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here