Letra lozonjare e Dostojevskit dedikuar partneres së tij, para se të vdiste

0

Fjodor Dostojevsi, një ndër shkrimtarët më të njohur të të gjitha kohërave ka lënë gjurmë me veprat e tij mëse të lexuara.

‘Psikologu i lexuesve të tij’ nuk njihej vetëm për mënyrën inteligjente të ndërthurjes së fjalëve, por edhe për romancën që e shprehte kryesisht në letrat dedikuar të dashurës së tij Maria.

InfoWebTv ju njeh me letrën që Dostojevski i shkroi Marias, para se të ndahej nga jeta:

“Në rrugën ku jeton ti, jetojnë nëntë gra më të bukura se ti, shtatë të tjera më të gjata se ti dhe nëntë më të shkurtra se ti. Është edhe një tjetër që më dashuron më shumë sesa ti.

Në punë është një grua që më buzëqesh gjithmonë, një tjetër më nxit të bisedoj me të, ndërkohë që kamarierja ma ëmbëlson çajin me mjaltë në vend të sheqerit. E megjithatë, unë të dua vetëm ty.”

Edhe pse Dostojevski ishte i sëmurë, i varfër dhe mungonte për shkak të udhëtimeve të shumta, Maria e devotshme i përkushtohej në maksimum.

Në momentet e tij të fundit, Dostojevski i tha në vesh : Nuk të kam tradhtuar as edhe me mendime.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu