Rekord historik! Temperatura sot në Elbasan regjistroi 45 gradë (në diell)

0

Temperatura përvëluese kanë përfshirë të gjithë vendin. Në Elbasan sot në mesditë indikatori në bordin e makinës tregoi se temperatura në diell arriti në 45 gradë C.

Por duket se nuk përfundon me kaq. Meteorologët kanë paralajmëruar se në ditët në vazhdim temperaturat do të rriten akoma më shumë për të arritur kulmin të enjten kur në hije është njoftuar se temperatura do të jetë 43 gradë.

Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës po jep efektet e para negative. Kështu sipas njoftimeve gjatë 24 orët e fundit ka pasur shtim të të moshuarve me probleme në zemër dhe qarkullimin e gjakut.  Po ashtu edhe në fëmijë të vbegjël po rriten rastet e virozave gastro-intestinale dhe dehidratimi.

Nisur nga kjo situatë e pazakontë Urgjenca jep këshillat e mëposhtme se si ti shpëtoni efekteve negative të vapës:

Ndihma e parë: Goditja nga i nxehti.
Parandalimi i dëmtimeve nga i nxehti:
– Evitoni ekspozimin në diell nga ora 11:00 – 17:00, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.

– Ambienti të jetë i freskët dhe ajrosur mirë. Të vendosen perde të errëta në dritare që janë të ekspozuara ndaj rrezatimit të diellit.

– Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë.

– Konsumoni vakte ushqimore të shpeshta dhe në sasi të vogël. Të ftohta dhe me përbërës ushqimorë të tretshëm.

– Vishuni me rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje.

– Për personat që përdorin terapi mbajtëse të mos e ndërpresin ose ndryshojnë pa u konsultuar me mjekun.

– Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.
Për çdo Urgjencë Mjekësore telefononi në numrin pa pagesë 127.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu