Librazhd/ Bie nga kati i pestë 24 -vjeçari

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Librazhd, ku një 24-vjeçar u hodh nga kati i pestë i një pallati në unazën e qytetit, por fatmirësisht shpëtoi.

Dyshimet kryesore janë se i riu J. Sejdini u hodh nga kati i pestë, por gazetari i Abc News në Librazhd Agim Blloshmi raporton se nuk përjashtohet mundësia që të ketë rënë aksidentalisht.

24-vjeçari ka rënë në momentin kur vëllai i tij po zbriste nga shkallët. I riu ka qenë me fat, pasi shpëtoi. 24-vjeçari u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar, ndërsa mësohet se ka thyer njërën këmbë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu