Librazhdi ndez dritat e festave

0

Librazhdi  ka ndezur dritat e festave të fundvitit në një atmosferë elektrizuese. Fëmijëve u është bashkuar edhe kryebashkiaku Mariglen Disha të cilët sëbashku u bënë pjesë e numërimit mbrapsht.

Ceremonia bëri bashkë edhe shumë qytetarë. Ka përfunduar tashmë dekorimi i të gjithë qytetit për një atmosferë sa më festive gjatë gjithë muajit.

Qyteti i Librazhdit i ndriçuar nga llambat shumëngjyrëshe ofron një pamje magjike dhe një ftesë për të gjithë qytetarët dhe turistët për ta vizituar në periudhën festive.

Me vëmendjen e veçantë të kryebashkiakut Disha qyteti i vogël i Librazhdit ofron një pamje të ngrohtë, duke ndriçuar qytetin dhe zemrat me gëzim, shpresë dhe dashuri.Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu