Librazhdi është një nga bashkitë e vendit që ofron resurse dhe bukuri të rralla natyrore.Në këtë bashki ndodhet parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, Fushë Studeni piktoresk, ka shpella dhe maja malesh, liqene, florë dhe faunë të rrallë.Nisur nga këto resurse bashkia e Librazhdit i ka dhënë prioritet përmirësimit të infrastrukturës dhe nxitjes së ngritjes së bujtinave.

Për të stimuluar turizmin malor, qeveria është duke u treguar tolerante me bizneset.Për cdo bujtinë të ndërtuar qytetarët nuk paguajnë tarifa për të përfituar leje.Kryebashkiaku Mariglen Disha përfiton nga rasti për ta ripërsëritur thirrjen e tij për të investuar në Librazhd.
Në territorin e bashkisë së Librazhdit për shkak të rritjes së fluksit të turistëve pjesa më e madhe e strukturave akomoduese të tipit Bujtina janë rezervuar nga vizitorë vendas dhe të huaj./Infoweb Media