Liga e Kampionëve/ Anglia me “artilerinë e rëndë”

0

Premier Liga do të përfaqësohet me emrat më të mëdhenj të saj në Ligën e Kampionëve për vitin e ardhshëm.

Java e fundit e kampionatit anglez pa zbardhur kishte lënë vetë dy bileta për në kompeticionin elitar të Europës.

Lufta për vendin e tretë dhe të katërt ishte e ndezur deri në fund, ku pas vërshëllimave të gjyqtarëve në takimet përkatëse, ato u morën nga Liverpuli dhe Çelsi.

Skuadra e Jurgen Klopp kualifikohet për në “Champions” si e treta në klasifikim falë edhe fitores 2-0 në shtëpi ndaj Crystal Palace, ndërsa Çelsi si i katërti, megjithëse humbi 2-1 me Aston Villan.

Ishte Totenhemi ai që u bëri dhuratë të dyja ekipeve kualifikimin, pasi mposhti me rezultatin 2-4 Leicesterin në shtëpi.

Ndërkohë, Çelsi dhe Manchester City do të diskutojnë edhe finalen e Ligës së Kampionëve më 29 maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu