Lindita Nikolla flet nëse do e zëvendësojë Presidentin nëse shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese?

0

Kryetarja Kuvendit Lindita Nikolla ka folur në “Log.” në ABC në lidhje me pozicionin e presidentit të Republikës në rast se Ilir Meta do të shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese. Pyetur nga gazetari Endri Xhafo nëse do të vendoset në krye të forcave të armatosura në rast të një vendimi të tillë, Nikolla deklaroi se do të respektojë kushtetutën.

Ajo tha se zgjedhjet lokale të pjesshme duhet të mbahen për sa kohë ligji e parashikon një gjë të tillë.

“Le të presim vendimin në respekt të gjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Preferoj të mos bëj koment në këtë pjesë. Nëse e parasheh ne kemi gjithë detyrimin për të respektuar kushtetutën. Nëse ka ndonjë zgjidhje tjetër, nuk ka. Pasi kushtetua e ka të përcaktuar që e merr kryetari i parlamentit. Nuk ka zgjidhje tjetër. Është vetëm zgjidhja kushtetuese.

Unë patjetër kam detyrimin të zbatoj ligjin dhe kushtetutën e vendit. Por nuk dua që në prag të vendimmarjes së Gjykatës Kushtetuese nuk dua të marr të mirëqenë vendimin e saj. Zgjedhjet lokale të pjesshme duhet të mbahen sa kohë që ligji zgjedhor shikon që këto institucione nuk kanë ndjekur rrugën ligjore, kjo nuk është një eksperiencë e re në Shqipëri. Janë mbajtur edhe më parë zgjedhje të pjesshme në Shqipëri”, tha Nikolla.

Nikolla foli për një mundësi bashkëpunimi me opozitën për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Do ketë dekret presidencial. Kjo është ajo që duhet të ndodhë. Në detyrën e kryetares së Kuvendit nuk mund të përcaktoj nëse do ketë zgjedhje këtë qershor. Është një qasje që është thënë edhe nga kryetari i PS që do ketë diskutim dhe komunikim edhe me opozitën. Rama është shprehur që është i hapur për bashkëpunime madje duke mos vendosur vija të kuqe.

Kjo nuk është përgjigje që jepet me të rënë të lapsit. Nuk është diskutuar në PS konkretisht. Jemi të hapur për këtë gjë por nuk kemi një diskutim shterues në PS”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu