Lindita Nikolla flet pasi iu besua posti i Kryetares së Parlamentit. Emocion i veçantë, jam përgatitur…

0

Lindita Nikolla do të jetë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë në mandatin e qeverisë “Rama 3”. Pas vendimit, Nikolla ka dhënë edhe një prononcim për Fax News, ku nuk ka fshehur emocionet duke shprehur se kjo ishte një ndjesi e veçantë për të. Më tej ajo shtoi se ndihej e përgatitur dhe se kishte përgjegjshmërinë maksimale në pozicionin e kreut të Kuvendit.

“Jam e përgatitur, jemi të përgatiur për të bërë më të mirën e mundshme për të zgjidhur hallet dhe problemet.

Është një emocion i vecantë nuk kam si e fsheh. Kam përgjegjshmërinë maksimale, kam se ç’mësoj nga Zoti Ruci. I lëmë të gjitha vazhdojmë edhe me procedurat e tjera deri në fund të këtij procesi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu