Lindjet në Shqipëri, niveli më i ulët prej 60 vitesh

0

Qytetarët:ekonomia,emigracioni dhe pasiguria ”stepin” cifte e rinj
Në Shqipëri lindjet kanë shënuar pikën më të ulët që prej 60 vitesh, duke rënë në 1.37 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, nga 2.1 që është kufiri i nevojshëm për ruajtjen e popullsisë. Ekspertët shpesh kanë përmendur disa shkaqe, mes tyre emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese, mungesën e sigurisë në punë për gratë, pagesat e tyre informale, dhe kushtet e pamjaftueshme ekonomike. Gjithashtu ata thonë se i kanë analizuar shkaqet dhe se kanë marrë disa masa, me qëllim nxitjen e lindjeve, të cilat synojnë fuqimin ekonomik të gruas dhe mbrojten e saj në vendin e punës, të gjithsesi ende s’kanë filluar të japin efekt. Kjo ulje e numrit te lindjeve vihet re kudo,edhe ne ambjentet rrethuese ku dominon bindshëm mosha e trete. Per info ëeb.tv qytetarët Elbasanas shprehen se shkaktar i uljes së numrit të lindjeve është ekonomia e dobët emigracioni dhe pasiguria që kanë të rinjtë për të lindur e rritur një fëmijë.

Lindshmëria në Shqipëri është një nga problematikat më të forta që shoqëron proceset demografike. Që prej vitit 90 lindjet kanë rënë me 65% dhe që prej 19 vitesh ato janë nën kufirin 2.1 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese, që është dhe kufiri i nëvojshëm për ruajtjen e popullsisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu