Lotaria amerikane publikon sot fituesit

0

Duke filluar prej orës 18:00 në faqen e lotarisë amerikane do të publikohen përgjigjet për personat që kanë aplikuar për këtë lotari vjeshtën e vitit të kaluar.

Verifikimi nëse jeni fitues apo jo mund ta kontrolloni në faqen e internetit të E-DV https://dvprogram.state.gov/ duke klikuar mbi butonin “check status” dhe vendosur kodin tuaj unik që keni marrë gjatë aplikimi.

Si të mësoni për rezultatin?
Si fillim, për të kontrolluar përgjigjen tuaj, ju duhet të keni përballë fletën e printuar ku përmbahen të dhënat e aplikuesit, të cilat janë kodi i konfirmimit t ë regjistrimit tuaj 16 shifror (confirmation code), emri dhe mbiemri juaj, viti i lindjes. Për të proceduar me kontrollin duhet të përdorni shfletuesin tuaj të internetit si psh. Internet Explorer, Google Chrome, Mozilla Firefox etj, duke shkruajtur në faqen e kërkimit adresën e webfaqes zyrtare të departamentit të shtetit amerikan e cila është: www.dvlottery.state.gov/ESC/

Pasi faqja te hapet , klikoni ne butonin CONTINUE dhe më pas plotësoni hapësirat bosh me të dhënat tuaja përkatëse.

1- Kodi i konfirmimit te regjistrimit 16 shifror (confirmation code)
2- Mbiemri juaj
3- Viti i lindjes
4- Shkruani kodin e sigurisë që shikoni në figurë.

Së fundi kontrolloni edhe njëherë të dhënat tuaja që vendoset në fushat e tekstit që plotësuar dhe më pas klikoni në butonin SUBMIT për t’u njohur me fatin tuaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu