Luizi fiton vëmendjen dhe nga takimi tek “Egnatia Arena”, ja çfarë shkruanin fansat në pankarta

0

Një nga sfidat e Kategorisë Superiore e luajtur sot ishte ajo mes Egnatias dhe Erzenit.

Ajo që ra në sy nga ky takim ishte se nuk munguan pankartat në mbështetje të këngëtarit, Luiz Ejllit i cili është bërë pjesë e formatit BBVIP për të fituar çmimin e madh. “Ti je luani” – shkruhej në pankartë.

Kujtojmë se pas diskutimeve të shumta lidhur me sëmundjen e tij, nëse është apo jo i sëmurë Luizi ka fituar vëmendjen e shumë qytetarëve, ku disa prej tyre kanë dalë për të protestuar në mbështetje të tij.

Madje shumë prej tyre janë kujdesur që një ditë më parë të bëjnë thirrje në rrjete sociale për takimin pranë ambienteve të shtëpisë së Big Brother.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu