Lulzim Basha: Do të anulojmë fiskalizimin për biznesin e vogël

0

 

Gjatë një takimi me disa profesionistë në Tiranë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duke folur për programin theksoi edhe njëherë se biznesi i vogël nuk do të paguajë kostot e fiskalizimit.

Basha u shpreh gjithashtu se do të bëjnë të mundur rimbursimin e të gjitha familjeve të prekura nga Covid.

Kreu i demokratëve tha se kryeministri Rama nuk e mbajti premtimin për të rimbursuar këto familje. Ndërkaq, shtoi se me reformën në shëndetësi do të bëjnë të mundur ndalimin e largimit të stafeve mjekësore jashtë vendit.

“Fiskalizimi do të anulohet 600-2000 euro pasi është rritur çmimi i naftës, pas cdo gjobe biznesi i vogël nuk do të paguajë koston e fiskalizimit. Kjo aferë do të hetohet deri në fund. Për biznesin e vogël dhe të mesëm do të ketë 0.5% tavani i xhiros vjetore, një pullë fiskale që do të ndalojë ndërhyrjen e tatimorëve.

Për farmacitë në veçanti kam edhe diçka tjetër. në reformën tonë rimbursimi sipas diagnozës. Do ti japim fund mafies së ilaçeve. Që ilaçet që hyjnë në Shqipëri të mos jenë false. Çdo pacient shqiptar do të kurohet vetëm me medikamente të aprovuara nga SHBA, BE. Nuk do të ketë më medikamente me origjinë jtë dyshimtë. Rimbursimi do të bëhet sipas diagnozës. Afro 900 milion euro paguajnë shqiptarët çdo vit dhe kanë shërbimin më të keq në Ballkan.

Përmes reformës në shëndetësi të ndalet largimi i mjekëve. Për farmacistët, mijëra në Shqipëri kanë kaluar Covid, disa prej tyre kanë pasur shpenzime minimale, disa kanë shkuar në miliona lekë. Ku është rimbursimi i këtyre faturave? Katër muaj nuk u përgjigj ky kryeministër dhe në dhjetëra futi gjoja një paketë rimbursimi por ju e dini mirë që ky rimbursim nuk bëhet. Ndaj ne kemi bërë gati që të rimbursojmë të gjitha këto familje dhe për këtë na duhet bashkëpunimi me urdhrin e farmacistëve,” tha Basha.

#infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu