Kryeministri Rama inspektim tek xhamia e Et’hem Beut me rastin e nisjes së muajit të Ramazanit

0

Kryeministri Edi Rama në ditën e parë të Muajit të Ramazanit ka inspektuar nga afër punimet në Xhaminë e Et’hemBeut .

Rama i shoqëruar nga ministrja e Kulturës dhe nga kreu i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu ka theksuar se ky muaj këtë fit ndryshe nga një vit më parë vjen me masa lehtësuese.

Ndër të tjera në fjalën e tij ai ka theksuar se siç thonë besimtarët myslimanë pas vuajtjes vjen lehtësimi dhe ne po dalim nga tuneli i pandemisë tashmë.

“Deri para një muaj ishte e paimagjinueshme që ju do të futeshin të muajin më të shenjtë të vitit me lehtësimin e masave anti Covid. Me lehtësimin e masave kufizuese ju do të mund  që të kryeni të gjithë ritualet. Me daljen nga tuneli i pandemisë dhe pas hapjes së turizmit, siç thoni ju pas vuajtjes së madhe vjen lehtësimi. Uroj të gjithë anëtarët e Komunitetit dhe të gjithë besimtarët për këtë muaj të shenjët”, ka thënë Rama.

Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka cilësuar Xhaminë si xhevahir i Trashëgimisë sonë Kulturore

“Ky xhevahir i Trashëgimisë sonë Kulturore është kthyer në krejt shkëlqimin e vet, pas një pune të gjatë milimetrike, që ka nxjerrë gjithçka fshihej nën shtresat e kohërave dhe sot është vendi ideal, për të uruar Muajin e Madh të Ramazanit me besimin e madh se ky do të jetë edhe një muaj i afrimit vendimtar me dritën në fundin e tunelit rraskapitës të pandemisë”, shkruan Rama

#infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu