Makina del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec, lëndohet shoferi. Pamjet nga vendi i ngjarjes

0

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin nacional Korçë-Pogradec, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Lumalas.

Nga aksidenti ka pësuar lëndime drejtuesi i mjetit, por pa pasoja për jetën.

Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave dhe lagështira në rrugë. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu