Katër studentë kanë shpëtuar dy oficerë të policisë gjermane teksa po ktheheshin nga ceremonia e diplomimit.
Policia e qytetut Bochum ka bërë me dije se dy oficerët 24 dhe 30-vjeçarë ishin nisur për të shkuar në një vjedhje të raportuar kur papritur automjeti i tyre përplasi një pemë dhe shpërtheu në flakë, përcjell InfoWebTV.
Studentët dhe një motorist i çastit ndihmuan dy policët e lënduar të dilnin nga automjeti që po shkrumbohej nga flakët.
Menjëherë oficerët e policisë u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Dy policët gjerman janë jashtë rrezikut për jetë.
infowebtv.com