Makina përplas për vdekje 33 vjeçarin në Elbasan, ndalohet shoferi

0

Një aksident me pasoje vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Elbasan- Cërrik. Bueime zyrtare të policisë thanë se 41 vjeçari me inicialet O. H, ka aksidentuar me makinën e tij, 33 vjecarin me inicialet N.B, këmbësor.

Mësohet se i riu ka ndërruar jetë rrugës për në spital, si pasojë e plagëve të marra nga përplasja me makinën.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, shtetasi O. H., 41 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasin N. B., 33 vjeç, banues në Cërrik, (këmbësor)

Si pasojë shtetasi N. B., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi O. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu