‘Benzi’ përplas këmbësoren në Pogradec

0

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në Pogradec. Një automjet tip “Benz” ka aksidentuar një grua 45 vjeçare e cila është dërguar menjëherë në spitalin e Pogradecit, ku po merr edhe ndihmën e duhur mjekësore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 në lagjen nr 4 të këtij qyteti.

“Më datë 27.02.2023, rreth orës 07:15, në lagjen nr. 4, Pogradec automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin N. A., 48 vjeç, banues në Pogradec, ka aksidentuar këmbësoren M. M., rreth 45 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila ndodhet në spitalin e Pogradecit, nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.“, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu