Marrëdhënia e Çiljetës me motrën e Albanit është për t’u pasur zili! Ja çfarë ka postuar ajo

0

Këngëtarja shqiptare, Çiljeta Xhilaga ka 5 vite që jeton një histori dashurie me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën. Së fundmi në një intervistë për emisionin “Jashtë loje”, Çiljeta foli si rrallëherë për lidhjen e saj me Albanin dhe marrëdhënien që ai ka me djalin e saj, Fernandon.

“Ka ato ditët e bukura dhe ato peripecitë që kalon, por kur dashuria është e vërtetë dhe e fortë, çdo gjë kalohet edhe pastaj fillon merr një trajtë tjetër kur ti kupton që nuk rri dot pa tjetrin dhe aty ti merr një vendim me veten dhe e kalon gjënë në një tjetër nivel pastaj. Albani është një djalë sentimental dhe besnik. Është një natyrë që aty ku merr ngrohtësi dhe aty ku është mësuar, aty rri. Është njeri familjar, ka sedër shumë”, u shpreh këngëtarja.

Mirëpo çfarë marrëdhënie ka Çiljeta me familjarët e Albanit? Me anë të një videoje të vetme ajo ka treguar se gëzon një raport perfekt me nënën e Albanit. Çiljeta ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shihet e ëma e portierit duke gatuar.

Kur të gatuan mama numër 2”, ka shkruar këngëtarja përkrah videos, teksa dëgjohet duke i thirrur vjehrrës me përkëdheli “muçi”.

Mesa duket, këngëtarja nuk do të fshehë më asgjë dhe së fundmi ka ndarë më ndjekësit e saj në InsatStory  një video me kunatën e saj.

“E moj kunatë”, ka shkruar Çiljeta krahas videos.

Epo mund të themi se marrëdhënia e këngëtares  me familjen e Albanit qenka vërtetë për t’u pasur zili.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu