Masakra e Lushnjes/ SPAK mbyll hetimet për kundërshtarët e Aldo Bares

0

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet në lidhje me dosjen e kundërshtarëve të Aldo Bares.
SPAK ka vendosur që të mbyllë hetimet për të arrestuarit Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili, ndërkohë vijon të jetë në kërkim Laert Haxhia. Tre të rinjtë ajnë të dyshuarit kryesorë për masakrën e Lushnjës të cilët akuzohen për grup të strukturuar kriminal.
Orges Bilbili së bashku me Laert Haxhiun kanë kryer atentatin në Lushnje ku mbetën të vrarë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, ndërsa mbeti i plagosur Marius Xhepexhiu.
Atentati i 2017-ës, që mori emrin masakra e Lushnjes, dyshohet se kishte shkasë një ngjarje të vitit 2016, ku u tentua të ekzekutohej nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti.
Ndërkohë Haxhiu dyshohet nga SPAK si kreu i grupit që ideoi planin për të vrarë Xhulio Shkurti, nip i Aldo Bares, një plan që u mbyll me plagosjen e të riut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu