626 qytetarë dhe 6 administratorë lokalesh janë gjobitur në 24 orët e fundit për mos respektimin e masave anti-Covid.
Si rezultat i kontrolleve, njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 626 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve, janë konstatuar 6 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.