Mashtroi klientët se po bënte bamirësi, gjobitet Chiara Ferragni

0

Kompanitë e drejtuara nga influencuesja italiane e modës Chiara Ferragni duhet të paguajnë një gjobë prej 1.075 milionë euro për mashtrimin e klientëve mbi donacionet bamirëse të lidhura me shitjen e një panetone Krishtlindjesh, raportuan të shtunën autoriteti italiane.

Gjithashtu është gjobitur prodhuesi talian i ëmbëlsirave Balocco me 420,000 € (738 mijë dollarë).

Dënimet erdhën si pasojë e një hetimi që rregullatori njoftoi në qershor, lidhur me një panetonte Balocco të markës Ferragni, një alternativë e Krishtlindjeve për panettone, e shitur në Itali në fund të vitit të kaluar, me mbi 9 euro secila, krahasuar me një panetone të rregullt Balocco, e cila kushton nën 4 euro.

AGCM tha se reklamat dhe çmimet më të larta i mashtronin konsumatorët të mendonin se duke blerë panetonen, ata po kontribuonin drejtpërdrejt në një bamirësi për kërkimin e kancerit të kockave në një spital në Torino, dhe gjithashtu se Ferragni po bënte donacione.

Balocco kishte bërë një pagesë 50,000 euro në spital disa muaj përpara se të hidhte në treg panetonen Ferragni, kështu që shitjet e produktit nuk kishin asnjë efekt në donacionet bamirëse, tha rregullatori.

Ai shtoi se kompanitë e lidhura me Ferragni-n që ajo sanksionoi, nuk i dhanë para spitalit të Torinos, pavarësisht se morën më shumë se 1 milion euro për iniciativën e markës dhe për aktivitetet e ndërlidhura promovuese.

Ferragni, 36 vjeç, është një nga ndikuesit më të famshëm të modës në botë, me afro 30 milionë ndjekës në Instagram.

Në një mesazh në mediat sociale, ajo tha se partneriteti me Balocco ishte “një marrëveshje tregtare” e bërë në mirëbesim të plotë dhe në të cilën donacioni spitalor i bërë nga prodhuesi i panetones ishte një pikë kyçe e marrëveshjes.

Duke thënë se i vinte keq që dikush mund ta kishte keqkuptuar reklamën e saj, Ferragni tha se do të apelonte gjobën e AGCM, duke e quajtur atë “të padrejtë”.

Balocco, në një deklaratë dërguar mediave italiane, tha se gjithashtu nuk ishte dakord me gjobën dhe rezervoi të drejtën për të ndërmarrë veprime për t’u mbrojtur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu