Qëllohet për vdekje me armë zjarri një person

0

Burime bëjnë me dije se ndaj personi që qëndron i shtrirë në tokë është qëlluar katër herë me armë zjarri, nga një makinë në lëvizje.

Viktima ka qenë duke ecur në trotuar në momentin kur është qëlluar me breshëri armësh.

Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet gri.

Autorët kanë qenë duke lëvizur nga Gjykata e Apelit, në drejtim të Portit të Vlorës, ndërsa nuk dihet nëse janë fshehur në lagjet e Vlorës, apo janë kthyer sërish pas për të dalë nga Vlora.

Policia tashmë ka mbërritur në vendin ku është personi i vdekur, dhe po punon për identifikimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu