Mbërrijnë 190 mijë vaksina kineze. Sa të sigurta janë?

0

 

Sot në ditën e hapjes së fushatës elektorale, kanë mbërritur në areoportin e Rinasit 190 mijë vaksina kineze anti-COVID. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministrit Edi Rama, i cili zbarkoi drejt e nga Turqia në të njëjtin avion me ngarkesën. “Kontraktuam për momentin gjysmë milionë doza që priten të mbërijn brenda 60 ditësh. Rama tha se deri në fund të qershorit synohet të vaksinohen 500 mijë qytetarë apo gjysmë milioni, edhe pse plani është që të bëhet edhe brenda majit.

Si për ta bërë më të plotë kuadrin e fushatës elektorave kryeministri deklaroi se përpos vaksinave kineze që nëse do të jetë nevoja do të arrijnë në 1.2 milionë doza ai ka filluar bisedimet me kompaninë turke që menaxhon shpërndarjen e Sinovac edhe për ngritjen e një fabrike të madhe farmaceutike.

“Dëshiroj të ndaj me ju një tjetër lajm të mirë, kemi nisur bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave. Një fabrikë e teknologjisë së lartë që aktualisht është një ndër më të mëdhatë farmaceutike në botë. Kompania që bën edhe distribucionin e vaksinës “Sinovac” dhe është prodhuese e shumë produkteve të tjera farmaceutike. Me këtë kompani kemi nisur bisedimet për të sjellë në Shqipëri një investim shumë të rëndësishëm, jo vetëm për këtë moment por të ardhmen” tha rama poër gazetarët në konferencën e shtypit në Rinas.

Po ashtu sikurse Vaksinën ruse Shqipëria nuk e siguroi dot atë kineze drejt e në burim, por përmes Turqisë. Sinovac është një nga tre vaksinat kineze në qarkullim. Por nëse ajo dhe Sinaofarm po përdoren për publikun e gjërë, CanSino Biologics është e kufizuar vetëm për imunizimin e ushtarakëve.

Sinovac e mori autorizimin nga autoritetet kineze ne fillim të shkurtit pas disa provave të vaksinës, në Kinë dhe në vende të tilla si Brazili dhe Turqia, megjithëse “rezultatet në drejtim të efikasitetit dhe sigurisë ende nuk janë konfirmuar”, tha Sinovac në një deklaratë. “Rezultatet tregojnë se vaksina është e sigurt dhe ka një efekt imunogjenik tek njerëzit e të gjitha grupeve të moshës,” tha kompania. Sipas Sinovac, testimi në shkallë të gjerë në Brazil ka treguar një normë të përgjithshme të efektivitetit të vaksinës prej rreth 50% në parandalimin e infeksionit, dhe 80% në parandalimin e rasteve që kërkojnë ndërhyrje mjekësore.

Pekini e ka mbrojtur produktin kinez dhe ka reaguar ashpër ndaj fjalëve të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili pati nënvizuar paqartësinë rreth rezultateve të vaksinës kineze. Ai përbënte rrezik, pasi sipas tij, ky serum është joproduktiv dhe madje çon në “shfaqjen e varianteve të reja”. Ndërsa regjimi komunist i përmbahet fort variantit se vaksinat e tij “janë efektive dhe të sigurta”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu