Rama : Kanë qenë në gjumë kur ndërtohej ujësjellësi

0

Kryeministri Edi Rama vijon fushatën në qarkun e Durrësit. Pasditen e sotme ishte në Krujë ku inauguroi edhe ujësjellësin e ri të qytetit që është vendosur në funksion duke i dhënë fund sipas tij problemit me furnizimin, pasi tashmë do të ketë 24 orë ujë.

“Në ujësjellësin e ri të qytetit, ku pas punës në 1630 metra lartësi në një terren sfidues, nga sot plot 8 vendburime të reja uji do të furnizojnë rregullisht me ujë gjithë familjet e qytetit.

Partia Demokratike e paska në program furnizimin me ujë të Krujës. Kanë qenë në gjumë, kur ndërtohej ujësjellësi, shshshsh…mos i zgjoni” tha Rama. Gjatë bisedës me kryetarin e bashkisë, Milva Ekonomin dhe punonjësit, kryesocialisti bëri disa batuta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu