Mbërrijnë 208.000 vaksina të kompanisë Sinovac për Shqipërinë

0

Sapo kanë mbërritur plot 208.000 vaksina të kompanisë Sinovac, për të vijuar vaksinimin masiv të popullatës sonë.

Në aeroport është ndodhur ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

“208 mijë vaksina sapo kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit. Kemi përfunduar kontratën me distributorin e autorizuar të vaksinës Coronavac sinovac, për të sjellë 500 mijë vaksina. Në tërësi sot në Shqipëri nga momenti i parë i këtij procesi kemi më shumë se 700 mijë vaksina që kanë mbërritur në territorin e Shqipërisë. Po ecet me ritme të larta dhe intensitet. Janë disa grupe risku që janë bërë pjesë e procesit të vaksinimit. Do të kemi dhe 8100 doza Pfizer që do të mbërrijnë sot në darkë. Objektivi ynë të vaksinojmë gjithë popullatën brenda pranverës së vitit tjetër”, tha Manastirliu.

InfoWebTV

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu