Mbërrijnë në Shqipëri 5 gra dhe 14 fëmijë nga “Kampi i Ferrit” Al Hawl

0

Kanë mbërritur në Shqipëri 14 fëmijë dhe 5 gra shqiptarë nga kampi i ferrit Al Hawl.

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat në aeroportin “Nënë Tereza”, u shpreh se ky ishte një operacion i jashtëzakonshëm dhe se 19 bashkatdhetarë u kthyen nga kampet e Ferrit.

“Kjo është ora që përmbyll një operacion të jashtëzakonshëm që na jep mundësinë të shohim drejt shtëpive. 19 bashkatdhetarë të tjera nga kampet e ferrit në Siri, këtë herë 5 gra dhe 14 fëmijë të cilët mundëm t’i shkëpusim pa asnjë përpjekje të gjatë. Nuk diskutohet falë ndihmës së posaçme nga konsulli në Liban, Abass Ibrahim”, tha Rama .

Kujtojmë se dje në operacionin e riatdhesimit të 19 shqiptarë ishin të pranishëm kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ku u takuan me gjeneralin libanez Abass Ibrahim.

Ky i fundit ka luajtur një rol kyç në përpjekjet e riatdhesimit, së bashku me shërbimet e inteligjencës nga vende të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu