Mbështet fort Ramën në fushatë, aktorja tropojane: Me mua në pushtet bëni qejf dhe…

0

Arjola Demiri është një prej personazheve publikë që ka shprehur haptazi mbështetjen e saj për PS në fushatë. Ajo i ka dalë krah Ramës dhe Veliajt, e deri pak kohë para publikimit të listave u përfol se do të ishte pjesë e ëmave të kandidatëve për deputetë. E ftuar në një emision televiziv ajo ka renditur arsyet se pse populli duhet ta mbështesë atë dhe të votojë për PS.

“Faleminderit që keni ardhur në prezantimin e programit tim, për lindjet dhe shtatzënitë. Shoh edhe disa burra këtu prezentë që në të ardhmen edhe e pamundura do të bëhet e mundur e pse jo, e ju mund të ngelni shtatzënë. Me mua në pushtet ju do të fitoni 100 mijë euro për 1 lindje, ndërsa për binjakë unë do të jap 200 mijë euro. E për ata që lindin 4 fëmijë do i kapim familjarisht e t’i çojmë në Kinë se do të kenë ndonjë dell Kine. Pra, me mua në pushtet, bëni seks, qejf dhe lindje”,-ka thënë ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu