Mbështetësit e PS-së dëfrehen në ambjente të mbyllura,Ahmetaj:Mos nxirrni foto se na rrëzon diskursin për takimet e opozitës

0

Të rinj dhe të reja kanë festuar brenda një ambienti të mbyllur ku nuk mungon muzika e lartë.

Në kushte pandemie kjo është e ndaluar me ligj, pasi në vendin tonë prej kohësh nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave në ambiente të mbyllura apo të hapura.

Këta janë mbështetës të Partisë Socialiste. Ajo që është më e rëndë, janë mesazhet e Ministrit Arben Ahmetaj, i cili iu jep porosi të pranishmëve që të bëjnë kujdes dhe të mos lejojnë qarkullimin e videove dhe fotove të sotme.

“Ju lutem kujdesuni që asnjë video apo foto e sotme të mos qarkullojë, se na rrëzon komplet diskursin që kemi për takimet e opozitës,” thuhet në mesazh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu