Mbi një orë jashtë funksionit, “Meta” tregon çfarë ndodhi me Facebook dhe Instagram

0

Kompania META ka reaguar për herë të parë pas një problemi në rrjetet e saj sociale që zgjati për më shumë se një orë ditën e sotme.

Miliona njerëz në mbarë botën u nxorrën papritmas nga llogaritë e tyre në Facebook, Instagram dhe Threads, duke bërë që shumë prej tyre të trembeshin se mos llogaria u ishte “hakuar”.

Por sipas META, ka qenë një problem teknik që tashmë është zgjidhur.

“Ne e dimë se disa njerëz kishin probleme me qasjen në aplikacionet e tua më parë. Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar dhe faleminderit për durimin tuaj ndërsa ekipet tona punuan shpejt për ta zgjidhur”, thuhet në reagimin e kompanisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu