Mbi të rëndojnë 4 akuza për sulm seksual, Kevin Spacey del para gjykatës britanike të enjten

0

62-vjeçari do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit në orën 10:00 të enjten ku pritet që të pasqyrohen provat e mbledhura nga Policia Metropolitane.
Aktori hollivudian Kevin Spacey ndaj të cilit ka katër akuza për sulm seksual ndaj tre burrave do të paraqitet në gjyq të enjten.

Sipas BBC, 62-vjeçari do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit në orën 10:00 të enjten ku pritet që të pasqyrohen provat e mbledhura nga Policia Metropolitane.

Ai është akuzuar për dy akuza për sulm seksual ndaj një burri, tani në të 40-at, në Londër në mars 2005. Është akuzuar gjithashtu për një akuzë për sulm seksual dhe një akuzë për dëme fizike ndaj një personi, tani në të 30-at, në gusht 2008 në Londër. Akuza e katërt për sulm seksual është mbi një burrë tjetër, i cili po ashtu tani është rreth të 30-tave, në prill 2013 në Gloucestershire.

Spacey më parë tha se do të paraqitej “vullnetarisht” në një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar për t’iu përgjigjur akuzave. Ylli i American Beauty dha një deklaratë për Good Morning America në maj, në të cilën ai tha se ishte i sigurt se mund të provonte pafajësinë e tij.

Ai është dy herë fitues i Oskarit dhe ka luajtur në filma si Seven, LA Confidential, American Beauty dhe Baby Driver, si dhe në serialin Netflix House of Cards.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu