Mbledhja e parë pas humbjes në 25 Prill, kreu i PD mbledhje edhe në qytetin e Elbasanit

0

Kreu i PD, Lulzim Basha do të mbledhë sot Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të partisë, takim që vjen pas kontestimit të rezultatit të zgjedhjeve në 9 qarqe. Mbledhja me anëtarët e Kryesisë do të zhvillohet në orën  17:00, në selinë blu, ndërsa dy orë më pas kryedemokrati Basha do të takojë edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Në orën 14:00 kreu i PD Lulzim Basha pritet të takojë Në orën 14.00 grupin e partisë  demokratike në qytetin e Elbasanit.

Në takimin e sotëm pritet të ketë debate pasi do të jetë edhe përballja e parë e Bashës me kritikët e tij, ish-Presidentin Bujar Nishanin dhe anëtarin e Kryesisë, Fatbardh Kadillin. Kujtojmë se që pas humbjes së zgjedhjeve nga ana e Partisë Demokratike, drejtues të rëndësishëm të strukturave të kësaj force politike, kanë kërkuar me ngulm largimin e Bashës nga drejtimi i partisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu