Mblidhet sot Kryesia e PD,pritet zyrtarizimi për kryetar partie

0

Ditën e sotme pritet të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike, për të bërë zyrtarizimin dhe konfirmimin e kandidaturave të dorëzuara për kryetar partie.

Deri më tani janë 5 kandidatura të bëra zyrtare. Por në fakt burimet bëjnë me dije se janë 9 persona të cilët kanë dorëzuar formularin për të kandiduar për postin e kryetarit të partisë .

Ndërkohë që grupi për PD-në prej disa ditësh kanë shpallur kandidaturat e tyre si pakënaqësi ndaj drejtimit që i është bërë derimë tani partisë Demokraike.

Një tjetër anëtar i kryesisë, Fatbardh Kadilli ka dorëzuar kandidaturën e tij, dhe ka ftuar kryetarin aktual Lulzim Basha në një debat publik në 3 qytete si Shkodra, Tirana dhe Vlora.

Mbledhja e Kryesisë pritet të jetë e qetë, pa ndonjë debat, pasi pritet vetëm të bëhet zyrtarizimi i plotë i kandidatëve për kryetar partie.

Deri në ditën e sotme ka qenë afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për kryetar partie, ndërkohë që ditën e sotme pritet të konfirmohet plotësisht këto kandidatura. Ndërkohë data 12 qershor të jetë heshtje zgjedhore.

A ka mundësi që një prej kandidaturave të eleminohet nga kjo garë ?

Ka pasur disa kritere të vendosura si: Kandidatët duhet të kenë kontribut të caktuar në selinë blu, të kenë ruajtur reputacionin e tyre, të kenë kontribuar në fushatën zgjedhore.

Metet për t’u parë sesa do të përmbushen këto kushte nga kandidaturat që do të dorëzohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu