Mbushën Greqinë me drogë, arrestohen dy shqiptarë e një serb në Selanik

0

Mediat greke bëjnë me dije se në pranga kanë rënë  dy shqiptarë të moshës 43 dhe 46-vjeç dhe një serb 51-vjeç.

Tre anëtarë të një bande, dy prej të cilëve shqiptarë janë arrestuar nga Policia greke pasi akuzohen për kultivim dhe trafik lëndësh narkotike pasi Policia iu gjeti një plantacion me 750 rrënjë kanabis. Mediat greke bëjnë me dije se në pranga kanë rënë  dy shqiptarë të moshës 43 dhe 46-vjeç dhe një serb 51-vjeç.

Sipas asaj që raportohet policia në autostradën Athinë – Lamia, ka pikasur diçka të dyshimtë te serbi i cili sapo ka vërejtur policët ka braktisur mjetin dhe ka ikur, por që më pas është arrestuar në mbrëmje. Kultivuesit e kanabisit e kishin rrethuar plantacionin me gardh që të mos ishte i aksesueshëm, kishin krijuar dalje për zbulim të mundshëm, ndërsa kishin vendosur një pompë uji, të cilën e përdornin për t’ u furnizuar me ujë nga një degë e afërt.

Ndërkohë në mjetin me të cilin po udhëtonte serbi  u konfiskuan më shumë se 20 kilogramë kanabis të papërpunuar, ndërsa në të njëjtën kohë në parkingun e jashtëm pranë tarifave specifike u gjet një makinë e dytë, në të cilën 43-vjeçari dhe 46-vjeçari ndodheshin në , të cilët u arrestuan. Më pas u bë kontrolli në plantacion, ku u sekuestruan fidanët e kanabisit, si dhe një sasi prej 8 kilogramë e 750 gramë kanabis, 1259 vazo plastike, të cilat u përdorën për rritjen e farave të kanabisit në bimë kanabis. Në kontrollet në banesat e tyre u sekuestruan edhe shuma prej 3900 euro, pako të vogla kanabis, dy makina dhe një kamion, një peshore elektronike dhe 17 gëzhoja.

Sipas njoftimit të policisë, rasti është trajtuar nga Sektori i Çështjeve të Përgjithshme të NënDrejtorisë së Prokurorisë për Narkotikët pranë Drejtorisë së Sigurisë së Selanikut.

VD- Mbushën Greqinë me drogë, arrestohen dy shqiptarë e

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu