Mbyllen hetimet për ‘monstrën’ e Fierit, Klodian Çalamanit, e pë*dhunoi para se ta vriste të miturin

0

Prokuroria e Fierit ka arritur në përfundimin se fqinji i tij e kishte abuzuar seksualisht dhe më pas e kishte vrarë.

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet për vrasjen e 8-vjeçarit, Mateo Vasiu nga fqinji i ti, Klodian Çalamani. Në fund të hetimeve, Prokuroria ka arritur në përfundimin se fqinji i tij e kishte abuzuar seksualisht dhe më pas e kishte vrarë. Në momentin që prindërit e tij, kishin vënë alarmin për zhdukjen e të miturit, mostra e kishte groposur në oborr.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim të pandehurin Klodian Çalamani i akuzuar për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” të  parashikuar nga nenet 100/2 dhe 79 gërma “a” të K.Penal. Nga hetimet paraprake rezultoi e provuar se në datën 16.11.2021 babai i M.V, ka bërë kallëzim penal rreth orës 14:58 pasi është njoftuar në telefon nga bashkëshortja se djali i mitur nuk ka ardhur në banesë dhe nuk dihej vendndodhja e tij, duke dhënë dhe karakteristikat e fëmijës dhe veshjen e tij. Menjëherë pasi është marrë kallzimi penal Nr.1262, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë shkuar në fshatin Grecalli, ku kanë kryer verifikime dhe kontroll territori.

Është bërë identifikimi i biçikletës që përdorte viktima dhe ka rezultuar se një të tillë e dispononte i dyshuari K. Çalamani banor i këtij fshati, i cili e kishte banesën rreth 100m larg banesës së të miturit. Gjatë kontrollit të banesës është dalluar një pjesë toke e punuar ku pas gërimimit u gjet trupi pa jetë i viktimës. Në këto kushte, është bërë prangosja dhe shoqërimi i të dyshuarit K. Çalamani.

 Në analizë të të gjitha provave të grumbulluara, rezulton e provuar se i pandehuri, para se të kryente veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit” të parashikuar nga neni 79 germa “a”, ka konsumuar fillimisht veprën penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë, të parashikuar nga neni 100/2 i K.Penal. Pas kryerjes së aktit homoseksual me dhunë ndaj të miturit, i pandehuri Klodian Çalamani, ka kryer vrasjen me sende të forta kazëm e lopata”

Klodian Çalamani, vrasësi i 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Grecalli të Fierit, është izoluar prej mbrëmjes së 18 nëntorit në paraburgimin e Vlorës. Kjo për të shmangur sulmet që mund të bëjnë ndaj tij të gjithë të paraburgosurit e tjerë. E gjitha pasi ai, më 16 nëntor rrëmbeu, vrau dhe më pas varrosi në oborrin e banesës së tij të miturin, por u arrestua në të njëjtën ditë pasi u dallua direkt vendi i sapopunuar në oborr, ku ishte groposur i riu. Ndërkohë që ngjarja ka tronditur të gjithë vendin, duke bërë që familjarët por edhe qytetarë të nisin një peticion për mbledhjen e firmave, në mënyrë që në vend të rikthehet dënimi me vdekje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu