Mbyllet numërimi në bashkinë e Librazhdit: Mariglen Disha i PS triumfon me një diferencë të madhe votash

0

Numërimi i votave në bashkinë e Librazhdit ka përfunduar dhe rezultatet zyrtare tregojnë një fitore të thellë për kandidatin e Partisë Socialiste, Mariglen Disha.

Ai ka arritur të fitojë me një diferencë të konsiderueshme ndaj rivalit të tij, Shefki Çota, nga Partia Demokratike.

Mariglen Disha, kandidati i mbështetur nga kryeministri Edi Rama, ka shënuar një rezultat impresionues, duke marrë 10.364 vota.

Në anën tjetër, ish-kryetari i PD në Librazhd, Shefki Çota, ka marrë rreth 4 mijë vota. Kjo diferencë e madhe bën që fitores së Disha të jetë e sigurtë dhe e qartë në këtë bashki.

Rezultati i numërimit tregon se votuesit e Librazhdit kanë shprehur mbështetjen e tyre për Mariglen Dishën dhe programin e Partisë Socialiste. Fituesi ka gëzuar një sukses të qartë, që i jep mandatin për të udhëhequr bashkinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu