Koronavirusi vazhdon të godasë keq institucionet me rëndësi në Elbasan.
Katër gjyqtarë dhe tre sekretare në gjykatën e Elbasanit janë infektuar me koronavirus. Pas simptomave, gjyqtarët dhe sekretaret kanë bërë tamponin, që ka rezultuar pozitivë.
Të gjithë aktualisht janë të karantinuar në shtëpi duke vijuar mjekimin për të mposhtur virusin.
Kjo ka bërë që gjykata e Elbasanit të mbyllet, kryhen vetëm masat e sigurimit.
Në qarkun e Elbasanit vijon që të ketë përhapje të virusit. Në rang kombëtar sot u shënua rekord viktimash, 17 brenda 24 orëve.