Me armë pa leje me vete, arrestohen dy në Vlorë. Një prej tyre e hodhi dhe tentoi t’i ikte policisë

0

VLORË
Policia e Vlorës vijon kontrollet e befasishme, për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë apo qarkullojnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve u evidentuan dhe u goditën dy raste të armëmbajtjes pa leje.

Strukturat e DVP Vlorë në bashkëpunim me FNSH-në, në zbatim te planit të masave me qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim, personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe atyre që tentojnë të trafikojnë apo shperndajnë lendë narkotike, kanë vijuar me kontrollet e befasishme në ambiente të ndryshme, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative.

Si rezultat i kontrolleve në fshatin Peshkëpi, Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 34 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë, person me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes. Arrestimi i ktij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po gjatë mesditës së djeshme si rezultat i këtyre kontrolleve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. A., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili pasi pa shërbimet e policisë hodhi armën e zjarrit dhe tentoi të largohej me vrap por u kap dhe u prangos gjatë ndjekjes nga Policia.

Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu