Publikohet emri i autorit që dyshohet se ekzekutoi Armando Beqirin. Shok i ngushtë me viktimën

0

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e Armando Beqirit në Islandë disa javë më parë. Në vendngjarje u gjetën nëntë gëzhoja plumbash, pasi ai ishte goditur në kokë dhe shpinë. Mediat vendase bënë me dije se ishte arrestuar një shqiptar i dyshuar si autor i ngjarjes. Bëhet fjalë për shtetasin Angjelin Sterkaj, i lindur më 1986 dhe kjo është konfirmuar nga burime të sigurta edhe nga DV, megjithëse policia nuk e ka bërë publik emrin e autorit. Pritet që hetimet të mbyllen brenda 2-3 javëve dhe çështja do të dërgohet në Departamentin e Prokurorisë. Shqiptari është regjistruar me emrin Angjelin Sterkaj në Regjistrin Kombëtar, por në rrjetet sociale ai e quan veten Angjelin Mark Sterkaj.

Ai ka jetuar në Islandë për rreth 7 vjet. DV nuk di shumë për Sterkajn. Sidoqoftë, është e qartë se kishte armiqësi midis tij dhe viktimës Armando Beqiri. Mësohet se Angjelini ka jetuar për disa kohë me një grua në një ndërtesë të vogël në qendër të qytetit dhe është ende e regjistruar si një shtëpi në regjistrin kombëtar, por u zhvendos prej andej për shumë kohë para se të vritej Armando. Nuk dihet se ku ka jetuar për herë të fundit. Ai u arrestua tre ditë pas vrasjes së Armandos, por vazhdimisht ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Arma e vrasjes ishte një pistoletë me kalibër 22 me silenciator. Policia gjeti armën e vrasjes në det dhe ishte vjedhur nga një person që kishte licencë për të. Prandaj, arma e krimit rezultonte e regjistruar. Hetimet kanë zbuluar se vrasja ishte e planifikuar. Gjatë operacionit, policia sekuestroi armë dhe drogë. Policia po heton gjthashtu për përfshirje të personave të tjerrë të mundshëm në ngjarje.

Burimi: www.dv.is

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu