Me dhimbje barku e të vjella/ E rëndë në Prrenjas. Rreth 150 persona bëhen për spital brenda dy ditësh. Dyshimet e para

0

Dyndje drejt spitalit me bark e të vjella.
Një numër i madh i banorëve nga zona të ndryshme kanë dy ditë që paraqiten në spitalin e Prrenjasit me shenja të dhimbjes së barkut dhe të vjella.

Një pjesë e personave që paraqiten në spital kanë qenë edhe të gjithë pjesëtarët nga e njëjta familje, gjë e cila ka rritur dyshime për një infektim nga uji i pijshëm.

Burime nga spitali i Prrenjasit, nga ku na bëjnë me dije që dyshohet të jetë një virozë e stinë, pasi ka pasur edhe raste në Librazhd, por nuk e përjashtojnë që rasti të jetë edhe infektim nga uji apo nga ndonjë ushqim i blerë në supermarkete apo fast food.

I dyshimtë është edhe fakti që personat, të cilët i janë drejtuar spitalit vijnë nga fshatra të ndryshëm dhe jo të gjithë furnizohen me ujë të pishëm në të njëjtën vendndodhje.

Momentalisht, spitali i Prrenjasit është duke punuar me kapacitete maksimale, teksa rreth 150 persona janë paraqitur ne dy ditë dhe rreth 50 qytarë janë duke marrë mjekim. Ndërkohë, nuk kanë munguar as qytetarët që i janë drejtuar spitalit të Librazhdi apo edhe atij të Pogradecit.

Nga burimet bëhet e ditur që nëse situate do të vazhdojë me ritme dhe qytetarët do të vijonë të paraqiten në spitalin e Prrenjasit, këtij të fundit do t’i duhet të kërkojnë ndihmë, pasi nuk e përballon dot një fluks të tillë.

Menjëherë ka pasur reagime edhe nëpër llogaritë e rrjeteve sociale të Prrenjasit ku u bëhej thirrje banorëve të mos konsumonin ujë të pijshëm, me pretendimin se është i ndotur

Nga ana tjetër, kërkohet edhe të bëhet menjëherë analiza e ujit që konsumojnë banorët.Faxweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu