“Më hoqën rrobat me forcë dhe më…”. Rrëfimi rrëqethës i burrit të keqtrajtuar nga 5 serbë gjatë luftës me Kosovën

0

Gjatë luftës së Serbisë me Kosovën në vitet 1998/1999 numri i personave të dhunuar e përdhuunuar është shumë i lartë, mes tyre gra, fëmijë por edhe shumë burra. Vitet e fundit janë shtuar shumë rrëfimet e djemve dhe burrave kosovarë që përveç dhunës që kanë përjetuar nga forcat serbe edhe janë përdhunuar. I tillë është edhe rasti i një burri që tani jeton në Diasporë, por në kohën kur ka ndodhur krimi ka qenë vetëm 16 vjeç. Mbrëmjen e kaluar ai rrëfeu në RTK, momentet e tmerrshme që kishte përjetuar një ditë teksa shkonte për në Prishtinë ku është përdhunuar brutalisht nga pesë ushtarë.

“Ata më vendosën atje në një dhomë, ishte një dhomë mjaft e madhe, nuk mund të them sa por dukej si një sallë. Aty ishte një tavolinë dhe ata filluan torturat atje, unë rezistova aq sa munda, ata më hoqën rrobat me forcë, kisha një këmishë të kuqe, e shqyen dhe gjithçka derisa i hoqën të gjitha. Kanë qenë 5 persona përafërsisht, me sa mbaj mend, unë rezistova aq sa munda. Gjithmonë mbaj mend një fytyrë të njërit prej tyre dhe nuk mund ta harroj, ai kishte një kapelë në të cilën nuk di si ta shpjegoj, me një shirit përpara dhe syzet me dioptri. Ai është personi që unë gjithmonë kujtoj fytyrën e tij, ata ishin të gjithë të dhunshëm, por nganjëherë dhuna ndryshon. Ai ishte më i dhunshmi. Thjesht, ata më përdhunuan seksualisht.Unë isha 16 vjeç, nuk jam i sigurt nëse kisha arritur 16 vjeç, mbase 16 vjeç, por fizikisht isha i dobët dhe ka qenë problem me mi dhanë më shumë se 13 vjet.

Më tej ai thotë se përveçse e kishin përdhunuar, ushtaret serb e kishin dhunuar dhe provokuar me thikë në fytyrë duke folur edhe shqip madje. Personi më pas tregon se pas dhunës seksuale ai edhe është fotografuar nga këta ushtarë serb.

“Ishte një torturë e vërtetë, pasi njëri prej tyre po më mbante për flokë, dy prej tyre më mbanin për duar, po flas për kohën sa isha akoma me vetëdije, dhe ata më përdhunuan me radhë, të gjithë . Kështu ka qenë. Pas kësaj mbaj mend që djersitesha shumë dhe djersa ime po shkonte nga balli dhe fytyra në gojën time. Ata përveç se më mbanin më provokonin me thikë, në fytyrë, trup. Kanë fol shqip, e di që tre prej tyre kanë qenë të zi në fytyrë, masanej fjalë dhe sharje të ndryshme; qenka i i virgjër, fjalë të ndryshme, unë po flas për kohën ndërsa isha akoma me vetëdije. Ata kishin një aparat fotografik, dhe unë e di që ata bënë foto me mua, por unë fillova të bëhem i turbullt, jam i mpirë, nuk mund të ndjeja më asgjë, nuk pashë më dhe nuk kuptoja me, por e di që blici i kamerës ka bërë tërë kohën.

Ata më dogjën me një cigare në trup, i kam përafërsisht tri-katër shenja në trup që ende vërehen në pjesën e sipërme të trupit tim, kam shenjë në ballë kur ata mbanin majën e thikës, kur ata bënin foto, e kam një shenjë që është e dukshme, e kam një shenjë në mjekër e cila është mjaft e dukshme, një torturë e vërtetë mund të them, për mua kanë qenë 200 orë, por afërsisht ishin 2 orë që ata më kanë mbajtur brenda, derisa më hodhën nga atje si një leckë dhe më dëbuan”, rrëfeu personi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu