Me këngë dhe valle, deputetët e PS dhe Gjergj Luca festojnë fitoren e Gledian Llates
Gëzim i papërshkruar mes socialistëve pas fitores së Gledian Llates si kryetar bashkie për Elbasanin.
Brohorima, flamuj, fishekzare dhe atmosferë inkandeshente ka pasur veçanërisht para sheshit të Elbasan Arena, ku pas shpalljes së fitores, kanë mbajtur fjalimet e rastit.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe fituesi Gledian Llatja.
Festa ka vazhduar edhe në rrugët e qytetit me makina, flamuj e bori.
Por nuk ka përfunduar me kaq. Pjesë e festës është bërë edhe biznesmeni Gjergj Luca i cili shihet tek feston me disa nga deputetët e PS duke kënduar dhe duke hedhur valle.
Luca njihet si mbështetës i fortë i Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.





