“Më pengon të marr pjesë në zgjedhje”/ Kandidati i pavarur kallëzon penalisht kreun e PS-së në Sarandë (DOKUMENTI)

0

SARANDË- Gjergji Mërkuri, kandidati i pavarur në Sarandë ka kallëzuar penalisht kryetarin e Partisë Socialiste në Sarandë, Eleron Gjoni. Ai e akuzon Gjonin se po e pengon që të garojë në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Në kallëzimin e bërë, Mërkuri thotë se ndihet i kërcënuar dhe është penguar që të jetë i lirë për të marrë pjesë në garë.

OBJEKTI I KALLEZIMT

Pengimi i subjekteve zgjedhore, pengimi me anë të kanosjes, dhunës, apo me çdo mënyrë tjetër i subjekteve zgjedhore apo i kandidatëve për të zhvilluar veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjin gjatë fushatës zgjedhore

Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore – Detyrimi ose kërkesa drejtuar shtetasve, nga një punonjës që kryen një detyrë shtetërore, që kundër vullnetit të tyre ose nën kërcënimin e përdorimit të masave administrative ose disiplinore. për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor, për të marrë ose jo pjesë në zgjedhje, për të mbështetur ose jo një parti politike ose një kandidat në zgjedhje, ose për të votuar në një mënyrë caktuar. Shperdorimi i detyres dhe kercenimi, ushtrimi i dhunes psikologjike dhe shantazhit te kryer nga funksionare publike.

Një ditë më parë, ish-kryetari socialist i degës Sarandë, Gjergj Mërkuri denoncoi publikisht PS-në se kanë bërë përpjekje për ta bllokuar kandidimin e tij. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet e tij sociale në Facebook, Mërkuri tha se kishte dorëzuar në KZAZ e Sarandës listën e komisionit nismëtar dhe firmat e nevojshme për regjistrimin si kandidat pavarur, por sipas tij, disa persona kanë kryer shantazhe ndaj qytetarëve që kanë firmosur për kandidimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu