Me thikë në qytet, 28-vjeçares shqiptare i hiqet leja e qëndrimit dhe dëbohet nga Italia

0

ITALI- Agjentët e njësisë së Fontivegge, gjatë kontrolleve të territorit, kanë ndaluar një 28-vjeçare shqiptare, e cila mbante me vete një thikë flutur 23 cm me teh me majë.

Sipas mediave vendase, ndaj të resë kishte disa ankesa dhe raportime në polici për mbajtjen e sendeve kërcënuese gjë që çoi në një kontroll nga karabinierët dhe në ndalimin e saj. 28-vjeçares ju hoq patenta, ju refuzua leja e qëndrimit në Itali si dhe nisi procedura për dëbim brenda 15 ditëve.

Kontrolli u bë gjatë një operacioni të përbashkët me shërbimet sociale, Karabinierët e Stacionit Fortebraccio dhe Brigadën e Zjarrfikësve për lirimin e një godine në via Canali, pas dispozitës urgjente të lëshuar nga Gjykata Civile.

Në pallat, me qira të rregullt, ishte vendosur një familje e cila nga ana e saj kishte strehuar familje të tjera, aty banonin 8 të mitur dhe 5 të rritur, në tejkalim të hapësirës së vendit. Gjatë inspektimeve të ndryshme të kryera, janë konstatuar sjellje të shkeljeve nga pikëpamja sanitare, të cilat kanë çuar edhe në nxjerrjen e një urdhërese kontigjente dhe urgjente nga zyrat e Bashkisë.

Në momentin e kontrollit nuk kishte të mitur në banesë dhe në përfundim të ndërhyrjes pronari u kthye në disponueshmëri të plotë të pronës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu