“Më zhgënjeu”, Murati hyn në mes dhe përçan marrëdhënien Sindi-Loco

0

Ditën e sotme në “Për’puthen” u transmetua takimi mes Sindit dhe Muratit. Më shumë se një takim romantik, u duk se dyshja sqaruan gjithçka që kishin lënë pezull mes tyre. Sindi tha se nga takimi i parë deri më sot i janë shtuar ndjenjat për Muratin, ndërsa ai tha se vazhdon të ndihet njësoj. Kjo gjë nuk i pëlqeu Sindit dhe ajo u shpreh se Murati duhet të bëjë disa hapa më tepër dhe të tregojë që ka pëlqim ndaj saj.

Edhe Murati nga ana tjetër u shpreh se Sindi nuk i jep asnjë shenjë afrimitet, që ai ta kuptojë nëse ka vërtetë ndjenja apo jo.

“Sindi, ti kur vjen nuk thua as mirëmëngjes”, u shpreh Murati gjatë takimit.

“Unë nuk them mirëmëngjes? Unë kam ardhur dhe të kam thënë si nuk më takon dhe ti as nuk je çuar të më takosh”, ja ktheu ajo.

Më pas gjatë debatit në studio ndërhyri edhe Elvisi, djali që ka deklaruar se është në program vetëm për Sindin. Ai tha se tashmë është i dyzuar, sepse Sindi sa herë është në takim me Muratin flet për ndjenja, ndërsa kur është në takim me të flet vetëm për pëlqim.

E ndodhur në këtë situatë të vështirë, Sindi tha se u zhgënjye shumë nga Elvisi, sepse mendonte se ai ishte i vetmi që e kuptonte. Gjithashtu ajo u detyrua të bënte disa sqarime.

“Ndjenjat më të forta i kam pasur gjithmonë për Muratin. Ndërsa pëlqimin dhe shumë gjëra të tjera që unë dua tek një mashkull i kam pasur tek Loco”, tha Sindi.

Pas këtij debati, Murati u ngrit dhe i dhuroi Sindit një puthje në faqe, si për të treguar se dhe ai ka ndjenja ndaj saj, pavarësisht se nuk ja shpreh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu