Mediat britanike : Bandat shqiptare të drogës,viktima të skllavërisë moderne

0

Britania ka ngritur alarmin lidhur me shqiptarët të cilët shkojnë dhe punojnë atje në fermat e kanabisit.

“Bandat shqiptare të drogës që drejtojnë fermat e kanabisit në të gjithë Britaninë po paraqiten si viktima të skllavërisë moderne dhe trafikimit njerëzor për të shmangur ndjekjen penale” kështu shkruajnë mediat britanike për bandat shqiptare të cilët operojnë në këtë vend.

Nga 10,613  viktima të raportuara vitin e kaluar nga trafikimit, sklavërisë moderne dhe punës së detyruar, 452 prej tyre ishin shqiptarë.

Sipas të dhënave nga autoritetet vendase,  ka patur një rritje alarmante të emigrantëve të paligjshëm që kërkonin azile ose mbrojtje, me qëllim për të shmangnin arrestimet ose të ngadalësonin dëbimin.

Policia në Derbyshire, thekson se është në rritje prirja e shqiptarëve për t’u sjellë si viktima të skllavërisë.

Udhëzimet e qeverisë theksojnë se: ‘Viktimat mund të mos jenë të vetëdijshëm se po trafikohen ose shfrytëzohen dhe mund të jenë pajtuar me elementë të shfrytëzimit të tyre, ose kanë pranuar situatën e tyre. Nëse mendoni se skllavëria moderne ka ndodhur, çështja duhet t’i referohet autoriteteve në mënyrë që Autoriteti i Vetëm Kompetent (SHKK) të shqyrtojë plotësisht çështjen “.

Në Middlesbrough, policia aktualisht po kontrollon fermat e kanabisit çdo muaj dhe ka arritur në përfundimin se një numër i madh të të dyshuarve janë shqiptarë.

Një shembull i tillë është ai i Armelind Rexhës, i cili mbërriti në Britani me një vizë studentore dhe pretendoi se ai ishte i detyruar të kultivonte bimën narkotike me vlerë rreth 672,000.

Si ai ka shumë raste të tjera, të cilët bëjnë thirrje që policia të vazhdojë të shqyrtojë nëse të dyshuarit mund të jenë viktima.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu