Mediat britanike japin alarmin për shqiptarin ‘mbreti’ i TikTok (Foto)

0

Daily Mail ka botuar sot një shkrim të gjatë ku vendos në fokus shqiptarët e botës së krimit të dëbuar nga Britania e Madhe e më pas të rikthyer në ishull.

Një prej tyre është i riu shqiptar i njohur si Aleks Visha i cili konsiderohet edhe si “mbreti” i “Tik Tok” nga mijëra personat që e ndjekin në këtë rrjete social.

Sipas mediave britanike Vishaj u bë i njohur pasi filmoi veten e tij me një celular brenda qelisë në Britaninë e Madhe.

Gjatë bisedës 20-minutëshe me një mik të tij të mbushur me fjalë sharje në anglisht dhe shqip, ai thotë se e urren Britaninë, e urren policinë dhe pyet veten nëse mund të heqë dorë nga varësia e tij për të luajtur poker.

Sipas Daily Mail 32-vjeçari ditët e fundit ka mundur të rikthehet sërish në Britaninë e Madhe edhe pse u deportua.

Kujtojmë se vitin e kaluar, Sekretarja e Brendshme Priti Patel nënshkroi një marrëveshje të re me qeverinë shqiptare, e cila u zotua të rimarrë të dënuarit në Angli.

Në natën e Vitit të Ri, Aleks Visha postoi një video ku shihet me kostumin kombëtar të Shqipërisë dhe duke festuar në një bar në lindje të Londrës me shqiptarët e tjerë teksa këndonte me zë të lartë në gjuhën shqipe.


Në nëntor, një foto tjetër e tregon atë në Londër. Në të njëjtin muaj, ai u fotografua në një apartament me pamje nga horizonti i Londrës teksa u ul në një karrige i veshur me një kapuç stilisti të zbukuruar me një imazh të ikonës së filmit James Dean.

Shqiptar i cili njihet për jetën luksoze që bën atje, ndërsa ka vuajtur tre muaj heqje lirie në Gjermani.

Dedektivi Mick Neville ironizoi sigurinë që ka Anglia, duke thënë se “kufijtë tanë kanë më shumë vrima se një sitë”.

Ai kërkon të hetohet se si shkoi në Angli një person i njohur për drejtësinë: “Ka kaluar kanalin me varkë apo ka përdorur dokumente të rreme?”

Ky rast, thotë ai, është shqetësues, ndërsa kërkon më shumë kontrolle në kufi, për të mbajtur larg kriminelët dhe terroristët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu