Mendime të shumta gjatë natës? Ja si të bëni një gjumë të qetë

0

Ju ka ndodhur ndonjëherë të rrini zgjuar deri vonë, sepse koka juaj është e tejmbushur me mendimet e natës? Epo, mos mendoni aq shumë! Gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe fizik të njeriut, prandaj ja disa hapa si të bëjmë një gjumë  të shëndetshëm dhe pa probleme. Ja disa këshilla fare të thjeshta që mund t’i vini në zbatim menjëherë pa shumë mundime, mjafton të ndryshoni pak mënyrën se si mendoni dhe se si e menaxhoni kohën tuaj të gjumit.

1. Duhet të plotësoni 8 orarshin e gjumit

Koha që i kushtojmë gjumit është aq e rëndësishme, saqë prishja e orarit do të sillte lodhje dhe pagjumësi. Një gjumë me kohë të plotë, është ideali për një mendje dhe trup të mirë.

2. Mos i mbani pajisjet elektronike afër

Bëni mirë që t’i mbyllni ‘hesapet’ me telefonin tuaj para se të flini, dhe largojeni atë nga krevati juaj. Këto pajisje prodhojnë melatoninë të trupin tonë, duke e bërë më të vështirë rënien në gjumë.

3. Mendoni pozitivisht

Asnjëherë mos bini të flini me mendime të këqija në kokë. E sigurt, do t’ju lënë pa gjumë dhe do të stresoheni. Do të ishte shumë herë më mirë të mendonit për arritjet e tua, sesa të ‘zvogelonit’ trurin me mendime si : “Kam provim nesër, kam frikë”. Kjo nuk është një zgjidhje.

4. Bëni ushtrime gjatë ditës

Aktiviteti fizik e bën trupin tuaj të largojë energjitë negative, si dhe të përgatitet për “sulme”, qofshin ato fizike apo mendore. Kur vjen puna tek gjumi, tashmë trupi juaj është më i qetë, më i relaksuar, dhe gati për një gjumë të mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here