Rast i rrallë/ Beteja disa vjeçare e britanikut nëpër gjyqe për t’i siguruar azil të riut shqiptar

0

John Stokes nga Britania e Madhe është duke bërë fushatë ndërsa ndjek edhe një betejë ligjore për të mos lejuar djalin e tij të birësuar që të kthehet në Shqipëri.

Stokes ka birësuar një shqiptar me emrin Samet i cili është trafikuar në Britaninë e Madhe kur ishte 15-vjeç pas, sipas raportimeve, një fëmijërie me dhunë dhe abuzim në Shqipëri. Në mbështetje të Sametit më shumë se 420,000 persona kanë nënshkruar një peticion në uebfaqen change.org .

Por Ministria e Brendshme në vend e ka refuzuar kërkesën e britanikut për ta mbajtur të riun dhe kjo do të thotë se ata mund të duhet që të përballen me një tjetër çështje të kushtueshme ligjore. Samet, i cili u birësua nga John pasi u arratis nga kthetrat e bandave që e sollën në Britani, ka mësuar anglisht, shkon në Kolegjin SGS dhe shpreson të bëhet marangoz.

Edhe pse fëmijët e pashoqëruar që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar lejohen të qëndrojnë, pasi arrijnë moshën 18 vjeç ata duhet të aplikojnë për të drejtën e qëndrimit. Pasi kërkesa e tij fillestare për azil u refuzua nga gjykatat, mbështetësit e Samet filluan atë që njihet si një Kërkesë e Re në nëntor.

Me një avokat me përvojë që u bashkua me ekipin juridik që luftonte çështjen e tij, të paguar nga donacionet e bëra nga qytetarët, shpresat ishin të mëdha që kjo kërkesë të pranohej.

“Ne mbajmë një dritë shprese tek apeli. Do të thotë disa mijëra paund më shumë për të gjetur dhe energjinë e nevojshme për të shkuar përsëri,” tha John.

Sipas tij, shumë azilkërkues si Samet thjesht zhduken pasi refuzohen nga Ministria e Brendshme sepse kanë frikë se do të bien edhe një herë në duart e trafikantëve, Burimi Yate & Sodbury Voice.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu